Marash Kumbulla mund të largohet nga ekipi i Romës. Skuadra kryeqytetase po mendon që mbrojtësin ta huazojë te një skuadër tjetër, pasi nuk po bind me përformancat.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, në pole position qëndron Torino. Mbrojtësi shqiptar po luan sezonin e tij të dytë me ekipin e Romës.

Në edicionin e parë ka luajtur 21 ndeshje, ndërsa në 2021-2022 ka luajtur vetëm 5 sfida. Marrëdhënia e tij me trajnerin Mourinho nuk duket e mirë dhe kjo mund të çojë drejt divorcit.

Trajneri i njohur fillimisht e largoi nga skuadra, e me pas e riktheu, por kjo duket se nuk i ka ndryshuar mendim per mbrojtesin e kombetares shqiptare.