Gjithnje kemi shkruar, folur e diskutuar per yjet dhe fenomenet e futbollit evropian dhe atij boteror.
Ne Shqiperi, pas emrave legjendar te viteve shtatedhjete e deri ne ditet e sotme, te cilët kane qene te rangut evropian, me eksodin masiv pas shembjes se diktatures komuniste, u deshen vite qe pas Bogdanit e Tares, te merrte fund priteshmeria, per te arritur ne etjen e sportdashesve shqiptar me futbollin e nje brezi talentesh ne stadiumet europiane.

Kemi diskutuar e shkruar per magjine e Ronaldos (fenomeni), te Mesit, CR7, Neymarit etj, etj, kemi pritur me padurim para ekranit televiziv, te lartesohemi me magjine e tyre, por java futbollistike qe kaloi me afroi suprizat e nje grupi talentesh shqiptare, qe po guxojne te sfidojne rangun e fenomeneve e yjeve evropiane.

Filloi me shume te perfolurin Armando Broja qe luan me klubin anglez Sauthempton i cili mori inisiativen per te udhehequr shoket drejt fitores me nje gol qe kishte ne permbajte te gjithe vlerat, qe nga dalja ne sprint per topin, kalimin pa sforco me mjeshtri te kundershtarit dhe goditjen e sakte te topit per ne rrjete.

Nje dite me pas ishte nje tjeter talent qe ka vuajtur per golin ne Serin A, Manaj, (vite me pare e kam ndjekur tek Interi me bindjen se lushnjari do te kete nje zbulim Shqiptar me pretendime). Rikthimi e tij ne Serie A, nje piksynim i karieres, me Spezia nuk vonoi te zbuloje dhe golin e enderruar, gol qe intuita dhe aftesia ne goditjen i dha frymezim ekipit te tij.

Pas Brojes e Manaj, nje tjeter emer qe kerkon te hyje ne rrugetimin e futbollit evropian, ishte Bajrami qe luan ketu ne Toscana, pra tek Empoli. Shenoi gol dhe afroi asist per shokun e tij, si nje mesfushor me nje stof te cilesise te larte, kerkon te binde trajnerin qe duhet te kete primar e stabel ne farmacionin e Empolit.

Po gjate javes, rikthimi i Strakoshes ne porten e Lacios ishte i mirepritur, bile nje domosdoshmeri per t’i rikthyer mbrojtjes laciane besimin ne pretendimet e tyre per nje perfaqesim sa me dinjtoz.

Vleresimet e yjeve shqiptare nga mediat perstigjiose sportive ne Itali varionin me nota maksimale duke fituar edhe vlersimin si lojtari me i mire, si ai per Bajramin te Empoli.

A jane vetem keto yjet, qe neser do te quhen dhe fenomena? Ndoshta eshte shpejt, por edhe e besueshme pàsi kartonat e tyre i kane ne pronesi klubet me ne ze te Europes ku per te trokitur eshte nje privilegj e jo me per te hyre ne keshtjellat e tyre, si tek Çelsi, Barcelona etj.

I bindur se yjet kane lindur, edhe fenomenat do te jene ne gjirin e kombetares shqiptare. Por nese mungon vleresimi i tyre ketu ne Atdheun e tyre, klubet evropiane do te dine t’i vlersojne te ardhmet e tyre.

Dhe kjo jo pak, nga vete keto yjet. Shqiptaret po kerkojne ne kanalet televizive te Sky-it skuadrat ku po luajne Broja, Manaj, Bajrami, por jo vetem keto edhe futbolliste te tjere te rinje qe po vershojne ne Europe.
Namik Mehmeti
Firenze, 09.12.2021