Vllaznia do te luaje pasditen e neserme ndaj Kastriotit ne “Loro Boriçi” dhe perballe saj do te jete edhe nje futbollist shkodran. Behet fjale per kapitenin e ekipit krutan Abaz Karakaçi.

29 vjeçari eshte rikthyer te luaje serish ne nivele te larta pas nje periudhe te veshtire sezonin e kaluar kur u detyrua te ndalej si rrjedhoje e nje demtimi te rende dhe nderhyrjes kirurgjikale ne gju, pikerisht ne ligamentet e gjurit.

Megjithate nuk u merzit, ia doli te rikthehet serish aty ku duhet dhe drejtuesit e Kastriotit i kane besuar nje vend titullari teksa po ua shperblen ne menyren me te mire te mundshme. Ndonese pozicioni i tij i preferuar eshte ai i mesfushorit te qendres, Karakaçi po luan ne qender te mbrojtjes sepse trajneri Ndreu ketu ka nevoje per te.

Ka pervojen e mjaftueshme per ta bere kete gje ne menyren e duhur. Ai eshte rritur tek Akademia Vllaznia, ka luajtur edhe me ekipin e pare te saj deri ne vitin 2013, por ka provuar te luaje dhe me Aden, Butrintin, Luftetarin, Apolonine, Terbunin, Kastriotin, Beselidhjen, Egnatian dhe per t’u rikthyer serish te Kastrioti ku vazhdon edhe sot./SHKODRA-SPORT.COM/