Perpos ekipit te femrave, edhe ai i meshkujve te Vllaznise e ka mbyllur me humbje kete jave teksa eshte mundur brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga ekipi i Studentit me rezultatin 1-3.

Shkodranet ndoshta e kishin marre disi lehte kete ndeshje dhe si rrjedhoje nuk kane dhene me te miren e tyre. Ato e kane humbur setin e pare me shifrat 19-25, por kane fituar te dytin me rezultatin 25-16.

U mendua se fitorja e ketij seti do t’u jepte zemer kuqebluve por nuk do te ndodhte keshtu. Studenti do te fitonte setin e trete 25-22 nderkohe qe i katerti ka patur shume rivalitet.

Ai do te shkonte ne shtese dhe ne fund ka qene serish Studenti qe ka fituar 30-28 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Nje humbje kjo qe rendon per Vllaznine dhe i prish jo pak pune sa i takon objektivit te saj per t’u renditur ne katershen e ekipeve me te mira te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/