Liga e Parë e Kosovës ka zhvilluar sot javën e 13-të. Në fushë, Vushtira ka barazuar 1-1 me Ferizaj, teksa pas golit të barazimit te vendasit, trajneri i tyre është ndëshkuar me karton të kuq.

Samuel Nikaj nuk është përmbajtur ndaj arbitrave, teksa para kamerave ka shpërthyer në golin e barazimit, që erdhi për të tijtë në fundin e sfidës.

“Hajdeni me Federatë, e me çfarë doni”, dëgjohet të thotë Nikaj. Trajneri shkodran duket se e ka pasur për gjykimin e sfidës, duke pasur edhe ndëshkim me të kuq pas këtyre fjalëve.

Ndeshja ka qene shume e tensionuar sepse luanin dy prej ekipeve pretendente dhe Ferizaj ka kaluar i pari ne avantazh nderkohe qe Vushtrria e Samuel Nikaj ka luajtur per shume minuta me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te nje futbollisti.

Megjithate kjo nuk e ka penguar Vushtrrine te kerkonte golin e barazimit dhe e ka shenuar ne minutat shtese me ane te futbollistit Labinot Osmani. Kaq ka mjaftuar qe Samuel Nikaj te shpertheje dhe si rrjedhoje edhe te ndeshkohet me karton te kuq.