Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve të FSHF zhvilloi një mbledhje të përbashkët me Komisionin e Përhershëm të Futbollit të Femrave, në kuadër të konsultimit me përfaqësues të klubeve të “Abissnet Superiore”, që kanë aktualisht ekipe vajzash në kampionat, por edhe ato që nuk kanë.

Në këtë mbledhje u konsultuan propozimet të ardhura deri tani në komision për ndryshimin e formatit të garës dhe krijimin e një kampionati tjetër, pra përveç Kategorisë Superiore të ketë edhe Kategori të Parë për vajza.

Por gjeja me e çuditshme eshte se menyra si eshte menduar te behet ndarja e ekipeve le shume vend per diskutimeve, per te mos thene se eshte menduar shume keq.

Nga 11 skuadrat qe marrin pjese aktualisht ne kategorine Superiore te femrave, ne sezonin e ri eshte hedhur ideja qe te kete nje organizim ndryshe. 6 skuadra te qendrojne serish ne kete kategori, ndersa 5 te tjerat, shto edhe ndonje tjeter qe mund te krijohet gjate kesaj periudhe, te krijojne kategorine e pare.

Por planet duket se nuk jane bere ashtu si duhet nga ata qe po i bejne keto plane. Nese i referohemi rneditjes aktuale te kampionatit, ne 6-shen e pare (ajo qe mund te ishte Superliga e sezonit tjeter) bejne pjese Vllaznia, Apolonia, Tirana, Partizani, Murlani dhe Atletik.

Por ideja eshte qe 6-shja te jete e formuar nga Vllaznia, Apolonia, Tirana, Partizani, Teuta dhe Skenderbeu, ngaqe keto klube kane si ekipe femrash ashtu edhe meshkujsh ne Superlige.

Dhe ajo qe eshte me absurdja, dy ekipet e Shkodres, Murlani dhe Atletik, ndonese jane renditur me merite ne 6-shen e pare, jane planifikuar te hidhen ne kategorine e pare!!! Thjesht se i ka bere keshtu planet dikush. Pa pyetur per investimin e bere nga drejtuesit e ketyre ekipeve.

E gjitha kjo gje behet gjoja per rritjen e cilesise se futbollit te femrave ne vendin tone, por ne fakt dy ekipet e Superlige, Teuta dhe Skenderbeu jane ekipe shume te dobeta. Pa permendur ketu edhe faktin tjeter se ekipe te tjera te Superliges se meshkujve si Laçi, Egnatia, Kastrioti apo dhe Bylis e Erzeni e kane te veshtire e thuajse te pamundur te krijojne kaq shpejt ekipe femrash.

Ne keto rrethana, te hedhesh pa gare nga kategoria Murlanin dhe Atletik, eshte diçka absurde, por shpresojme qe “komisioneret” e Federates te mos i kene çuar deri ne fund keto propozimet e tyre. Nje sezon me pare, thjesht nga nje “gabim” ne ndarjen e fondeve per ekipet e “Superliges” dhe ato “te tjerat”, u shkri “Juban Danja” dhe po shkojne drejt shkrirjes Tirana AS dhe Kinostudio.

Tre ekipe keto qe ne keto 13 vite te ekzistences se futbollit te femrave ne vendin tone i kane dhene tonin gares duke fituar madje edhe trofe/SHKODRA-SPORT.COM/