Ada e Velipojes peson edhe nje tjeter humbje ne kampionat. Ne kuadrin e javes se 18-te te tij, ajo ka pritur ne fushen e saj nje nga ekipet rivale, pikerisht ate te Bulqizes, por ndaj saj nuk ia ka dale te marre pike sepse eshte mundur me rezultatin 2-3.
Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka dhuruar gola. Krejt ndryshe ne te dyten kur do te shenoheshin pese te tille. Ka qene Bulqiza ajo qe ka kaluar e para ne avantazh pikerisht me ane te futbollistit Taku ne minuten e 59-te.
Me pas do te ishte Fida qe do te shenonte edhe golin e dyte per Bulqizen, por ne te 78-ten, do te ishte Ervis Curri qe do te shenonte golin e pare per Aden duke u munduar ta rihapte ndeshjen. Por nuk do te ndodhte keshtu per shume kohe sepse ne ’82 do te ishte serish Taku qe do te shenonte edhe golin e trete per miqte.
Dy minuta para fundit, braziliani i Ades Teixeira do te shenonte golin e dyte por qe nuk mjafton per asgje sepse nuk kishte me kohe dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e Bulqizes 3-2.
Me kete fitore ajo do te ngjitej ne kuoten e 15 pikeve duke kaluar tashme Murlanin ne renditje dhe duke u ngjitur ne vendin e tete. Nderkohe Ada vazhdon te jete ne vendin e fundit me vetem 2 pike te grumbulluara ne 17 ndeshje te luajtura dhe tashme velipojaket nuk ka asgje qe t’i ndale ne rrugetimin e tyre drejt kategorise se trete./SHKODRA-SPORT.COM/