Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREAda, premioja 3 milionëshe që nuk u mor në Kavajë

Ada, premioja 3 milionëshe që nuk u mor në Kavajë

Për fitoren ndaj Besës në Kavajë të shtunën që kaloi, ekipi i Adës ka patur një premio prej 3 milionë lekësh të vjetra akorduar nga drejtuesit e klubit. Premio madje ka patur edhe për barazim, teksa në rast të marrjes së tij, do akordohej gjysma e asaj të fitore, pra 1 milionë e gjysëm. Por për fat të keq, velipojakët nuk morën as njërën dhe as tjetrën premio teksa kanë qenë shumë pranë kësaj të dytës dhe vetëm 2 minuta para fundit, gjërat u prishën pas golit të shënuar nga kavajasit. Në bisedë me futbollistë dhe drejtues të Adës, marrim vesh se ata kanë patur mundësi edhe ta fitojnë ndeshjen pas barazimit 1-1 teksa janë humbur 2-3 raste të pastra. Megjithatë, loja e zhvilluar nga kjo skuadër ka lënë shije të mirë tek të gjithë. Trajneri Samuel Nikaj ka ngritur zërin sa i takon arbitrimit të ndeshjes nga gjyqtari Jorgji dhe ndihmësit e tij teksa goli i parë ka qenë fillimisht pozicion jashtë loje dhe më pas, faull e dukshme ndaj portierit Dervishi. Po ashtu, gjatë pjesës së dytë, dy futbollistë të Besës duhej të kishin dalë me karton të kuq. Duke i shtuar përveç gjykimit edhe presionet nga më të ndryshmet që janë ushtruar para dhe gjatë ndeshjes nga uniformat blu dhe njerëz tjerë pranë drejtuesve të Besës.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments