Pankina e Adës nuk po gjen rehatinë e duhur këtë sezon. Largimi i Ersi Çakut nga pankina e Adës u shoqërua me emërimin e Etrit Nikës në këtë post por edhe ai nuk ka vazhduar gjatë. Madje, në ndeshjen e fundit me Klosin, mësohet se ky trajner nuk ka qenë në pankinë dhe skuadra është drejtuar nga drejtori teknik Kujtim Shaba.

Ka ndodhur kështu sepse Nika ka qenë i angazhuar me ndeshjet e ekipeve të moshave të Adës ku është trajner dhe e ka patur të pamundur të jetë edhe në drejtimin e ekipit të parë. Në këto kushte, bëhet e ditur se drejtuesit e klubit velipojak janë duke menduar për një tjetër trajner. Emri që qarkullon është ai i Zamir Lumanit. Një emër ky i njohur sa i takon futsallës por ndërkohë vitet e fundit ka nisur punën edhe me ekipet e moshave ndërsa në ditët në vijim pritet të marrë drejtimin e Adës. Gjithsesi duhet pritur edhe pak derisa të konfirmohet zyrtarisht një gjë e tillë.

© shkodrasport.com