Skuadra shkodrane ka nisur sot pergatitjet per ndeshjet europiane dhe ajo qe ra ne sy ne kete seance te pare (ndonese ishte e pritshme), ka qene mungesa e mbrojtesit Mevlan Adili.

Lojtari eshte ende ne pritje te ndonje oferte nga skuadra te huaja dhe si rrjedhoje i ka lene ne pritje drejtuesit e Vllaznise. Por çfare thote trajneri Josa per kete futbollist? Ja si eshte shprehur pasditen e sotme numri 1 i pankines shkodrane per mbrojtesin nga Shkupi:

“Unë e kam pritur Adilin që të jetë edhe sot në stërvitje. Por të shikojmë nesër se çfarë do te ndodhe në bisedimet me drejtuesit që të marrë një zgjidhje një gjë e tillë. Kjo qoftë për Adilin qoftë edhe për lojtarët e tjerë që do të afrohen tek Vllaznia.

Deshira ime eshte qe t’i kemi sa me shpejt ne stervitje keto futbolliste, perfshi ketu edhe Adilin sepse do te jete ne te mire te tyre, ne te mire te skuadres”./SHKODRA-SPORT.COM/