Shume probleme per Aden ne periudhen e nderrimit te viteve, por ditet e fundit kane sjelle edhe lajme te mira dhe njekohesisht edhe shprese per nje ndryshim te situates. Pas emerimit te trajnerit Florian Lala, tashme drejtuesit kane arritur te federojne edhe dy futbolliste braziliane.

Behet fjale per Rene Junior Pinto Teixeira dhe Jhona Barros Da Silva. Teixeira ka debutuar qe ne ndeshjen e kaluar ndaj Sopotit te cilen Ada e humbi ne shifrat 3-1 ndersa tashme pritet edhe aktivizimi i brazilianit tjeter.

Rene Junior Pinto Teixeira eshte 24 vjeç dhe luan si mbrojtes ndersa Jhona Barros Da Silva luan si mesfushori. Trajneri Lala ka shume besim ne aftesite e ketyre lojtareve dhe me to ne perberje kuptohet qe pritshmerite jane me te medha.

Velipojaket ndeshjen e rradhes do ta luajne ne Tropoje ndaj Valbones. Nje sfide shume e veshtire ndaj nje ekipi pretendente, megjithate ata do te mundohen te bejne me te miren ne fushen e lojes dhe per te tentuar marrjen e ndonje pike.

Kujtojme qe Ada pas javes se 9-te te kampionatit ka arritur te grumbulloje vetem 1 pike dhe per kete arsye mban vendin e fundit ne renditje duke shpresuar per nje ndryshim te shpejte te kesaj situate./SHKODRA-SPORT.COM/