Syte e te gjithe jane te perqendruar tek Bekim Balaj. Ardhja e tij te Vllaznia ka qene e bujshme dhe si rrjedhoje tashme edhe pritshmerite per sulmuesin e kombetares shqiptare jane shume te medha.

Kjo njekohesisht ka bere qe Balaj te kete presion pasi në dy ndeshjet e para me Vllazninë nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Goditja më e madhe e mnerkatos së dimrit padyshim që është kryefjalë edhe në konferencën e shtypit të trajnerit Mirel Josa në kuadër të ndeshjes së Kupës kundër Bylisit ku drejtuesi i stolit u përgjigjet edhe pyetjeve për ndeshjen apoo formën e lojtarëve.

“Unë kam folur personalisht me Bekimin. Ai nuk ka ardhur që të dalë golashënuesi më i mirë. normalisht që ai ndjen një përgjegjësi, qoftë për shumën monetare.

Por përgjegjësia nuk është vetëm e një lojtari. Bekimi të jetë i qetë. Ai bashkë me Kaina-n dhe me lojtarët e tjerë do të plotësojnë këtë mangësi që ndjenjë brenda tyre”_ eshte shprehur gjate konferences se sotme per shtyp trajneri Josa.