Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand duket se nuk po duron dot me mënyrën se si “Djajtë e Kuq” po veprojnë në merkato.

Sipas legjendës, ish-klubi i tij zgjatet shumë në negociata dhe sërish nuk mbyll marrëveshjen, komplet ndryshe nga ajo që ka vepruar Çelsi në këtë merkato.

“Diferenca që ka bërë merkaton Çelsi në këtë sezon në krahasim me skuadrën time është si të them pa zhurmë. Dukej sikur nuk kishte asgjë dhe pastaj menjëherë kishte marrëveshje. Pak bisedime dhe ia dilnin të godisnin.

Mbaronin punë shpejt. Kjo më nervozon shumë mua dhe tifozëve të Junajtid, pasi ata kanë muaj në bisedime për Sançon. Akoma asgjë, kjo është shumë frustruese”, u shpreh Ferdinand. /VipSport/