Dy pjestarë të Vllaznisë, Neritan Kalamishi dhe mbrojtësi i saj Ervis Kraja janë shoqëruar dje dhe sot në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër. I pari sepse në aksionin e OSSH-së në bashkëpunim me uniformat blu, është konstatuar një lidhje e paligjshme energjie në fushën sportive “Reshit Rusi” që është në administrimin e klubit që Kalamishi drejton. Kuptohet që ai ka shumë pak përgjegjësi për atë që mund të ketë ndodhur sepse ka vetëm një muaj e gjysëm në këtë post.


Ai është mbajtur rreth 10 orë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe është liruar vetëm pak minuta më parë pasi janë bërë të gjithë verifikimet dhe procedurat e zakonshme. Sa i takon Krajës, ai është ndaluar sepse ka patur një lidhje të paligjshme në një lokal të tij në periferi të qytetit,lokal që në fakt është i mbyllur prej kohësh. Por nëse Kalamishi është liruar, Kraja vazhdon të jetë ende i ndaluar. Një situatë aspak e këndshme që i shton edhe më shumë problemet e Vllaznisë.

 

© shkodrasport.com