Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Adrian Aliaj, ka sulmuar ashpër trajnerin Edi Reja, duke e cilësuar të gabuar atë që po bën tekniku aktualisht me kuqezinjtë. Kritika për sistemin e lojës, përzgjedhjen e lojtarëve por edhe planin për të ardhmen, të gjitha këto Aliaj i ka treguar në “Sport News”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi teknikun dhe kuqeiznjtë.
“E kuptoj trajnerin për situatën që ndodhët, me prurjet e reja që ka bërë. Për mua, të jesh lojtar i ekipit A duhet të kesh referenca, të luash në kampionat serioz e nivele serioze. Kjo është miks i U21 me kombëtaren A, se nuk është Kombëtarja A. Mendoj se është pasojë e COVID, shumë e komplikuar për trajnerët, me dhimbje koke për të gjithë.
Plani për 2024? Nuk jam shumë i sigurt për këtë, nuk dua të bëhem shumë negativ por nuk jam shumë i sigurt. Kemi parë zgjidhje pa asnjë lloj sensi edhe në ndeshjet e kaluara dhe nuk mendoj se jemi futur në rinovim me këta që kemi aktualisht. Mendoj se është COVID arsyeja që është në këtë situatë. Nuk mendoj se është bërë me investim e plan, me ata që e mëritojnë. Nuk është vetëm merr e sille në ekipin A, nuk jam i sigurt që po ndodh rinovimi i komëbtares me këto që po ndodhin.
Po e them me pastërti, Shqipëria është e çoroditur, ka kohë, ka vite që nuk jemi në rrugën e duhur. Nuk dua të bëj kritikë se Shqipëria nuk është as e Rejas, as e Dukës, ne që kemi qenë e kemi ndjekur më nga afër. Nuk mendoj se jemi në rrugën e duhur, e them me plot gojë se mendoj se kam referenca për të folur. Nuk mendoj se jemi me njerëzit e duhur, janë shumë gjëra që duhen diskutuar, folur, biseduar, analizuar.
Normalisht baza e ekipit, 70% duhet të jetë aty, Kur një element i ri është në formë të mirë, bën transferim, luan në kampionat më të mirë, atëherë e fiton vendin. Ne nuk kemi bazën, as lojtarë lider ku na duhen dhe kemi mungesa në këtë aspekt.
Trajneri Reja nuk luan fare me krahë, në ato role kemi 3-4 lojtarë. Është një absurd sistemi i lojës që luan Reja, sidomos në këto kohë kur klubet paguajnë miliona për lotarët e krahut, se janë lojtarë që bëjnë diferencën. Shqipëria nuk luan fare me ta. Abazaj ka bërë një kampionat fantastik, nuk është askund, nuk është afër fare. Merren lojtarë që nuk luajnë në klubet e tyre, në nivele të ulëta.
Sistemi i Rejas është absolutisht i gabuar. Ne kemi një lojtar si Trashi ë duhej të vinte më shpejt në Kombëtare, edhe Hysajn, janë më shumë mbrojtësa. Ne luajmë me dy sulmues, por jo të mirëfilltë, zgjedhje pa kuptim, elementët e duhur duhet të jenë pranë kombëtares, ata me eksperiencën dhe moshën e duhur. Sipas meje jemi në rrugën e gabuar.
Nga eksperienca e them që absolutisht trajneri duhet të përshtatë e bëjë skemën me lotarët që ka. Një trajner me kaq eksperiencë që ka treguar veten, më çudit që nuk arrin të shohë këto detaje. Janë të rëndësishëm, nuk mund të luajmë me system që nuk na përshtatet. Duhet të luajmë me elementin e rrezikshëm që bën diferencën, ka kualitetin për ato nivele.
Të luash me Kombëtaren, fanella është e rëndë, atë duhet ta meritojnë, duhet të tregojnë në klubet e tyre, të bëjnë diferencën e pastaj të japin në Kombëtare. Skema është në në kundërshtim me kualitetin e lojtarëve që ka Shqipëria.
Më besoni që dy ndeshjet janë shumë të vështira, edhe pas udhëtimit 6-7 orësh në Kazakistan ku ëhstë edhe ndryshimi i orës. Janë ndeshje të vështira, luajmë në transfetë, duhet ta respektojmë e ta marrim seriozisht, Luajtëm pas një fitore në Bjellorusi që me gjithë respektin nuk ishte Shqipëria që e fitoi por ishte Bjellorusia katastrofë.
Kam luajtur kundër saj dhe kanë pasur ekip shumë të mirë, këtë e mori shumë lehtë. Pastaj la jashtë Baren e Roshin. Për mua është mungesë respekti ose trajneri nuk e kupton se në çfarë situate ndodhet dhe me çfarë lojtarësh luan. Këto ndeshje janë test serioz për trajnerin, janë ndeshje që duhet të marrë pikët e karakterin”, tha Aliaj. /vipsport/