Dy dite me pare u be zyrtarisht futbollist i Panathinaikos pas kontrates se pare profesioniste te firmosur me te. Nje kontrate trevjeçare per Elton Fikajn, lojtarin shkodran te lindur ne Athine me 18 tetor 2005.
Vete lojtari per mediat greke eshte shprehur shume i lumtur per kete gje teksa eshte shprehur: “Është një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe familjen time që të nënshkruajmë për një ekip kaq të madh dhe historik si Panathinaikos dhe aq më tepër sepse është skuadra që kam mbështetur që i vogël dhe luaj në akademinë e tyre. Jam gati të ofroj gjithçka që të nevojitet për tç”.
Por nderkohe mediat greke gjithashtu kane zbuluar faktin qe edhe ekipi tjeter grek AEK Athine ka qene ne ndjeke te lojtarit prej kohesh dhe ka tentuar qe te firmose me te, por drejtuesit e Panathinaikos kane reaguar shpejt duke e bindur qe te hedhe firme ne kontrate.
Mbrojtesi shkodran Fikaj luan me ekipet e moshave te Panathinaikos qe ne vitin 2018, nderkohe qe tre javet e fundit ka qene pjese e ekipit te pare ne pergatitoren qe ai zhvilloi ne Austri dhe ne ndeshjet miqesore te luajtur, ka treguar nje nivel shume te mire duke bindur trajnerin Ivanoviç per aftesite e tij.
Me shume mundesi, 17 vjeçari ne sezonin e ri do te jete qendermbrojtesi i katert i ekipit te pare te Panathinaikosit, por nuk perjashtohet mundesia qe te vazhdoje te luaje me ekipin U19.
Gjergj KOLA