Lushnja tashmë do të ketë fytyra të reja. Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht Presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, prezantoi sot emërimet e reja.

Trajneri i ri u vendos Agim Canaj dhe Shef Klubi Marjus Sula. Lajmin e bëri publik klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në fushën e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu”, Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa dhe njëkohësisht Presidentja e Klubit të Futbollit Lushnje, prezantoi sot emërimet e reja, ku trajner u vendos z.Agim Canaj dhe Shef Klubi z.Marjus Sula.

Kryetarja e Bashkisë i uroj suksese në detyrën e tyre të re për ta ngritur ekipin e futbollit në lartësinë, që meriton.