Kategoria Superiore mbylli sot javën e 11-të. Tanimë stafet teknike dhe lojtarët do duhet të mendojnë për javën që vjen, e cila është më pranë se sa duket. Futbolli elitar në Shqipëri do rikthehet në martë dhe të mërkurë, me pesë sfida të luftuara.
Gjithçka nis në datën 7 dhjetor, në orën 16:45. Tirana luan me Kastriotin në “Air Albania”, ndërsa po në atë orar, Dinamo dhe Teuta përballen në “Elbasan Arena”.
Të mërkurën në 8 dhjetor zhvillohen tre sfidat e radhës, po në 16:45. Skënderbeu luan me Egnatian, Kukësi me Laçin dhe Vllaznia me Partizanin.
Kategoria Superiore, java 12-të:
E martë, 7 dhjetor 2021 – 16:45
Tirana – Kastrioti
Dinamo – Teuta
E mërkurë, 8 dhjetor 2021 – 16:45
Skënderbeu – Egnatia
Kukësi – Laçi
Vllaznia – Partizani