Arber Shytani do te rikthehet edhe njehere tjeter ne drejtimin e ekipit te 17-vjeçareve te Djelmnise Shkodrane.

Pas perfundimit te misionit te tij me Aden e Velipojes, presidenti i Akademise “Djelmnia Shkodrane”, Bernardin Kulla i ka besuar stolin e ekipit te 17-vjeçareve, me te cilin Shytani para dy vitesh arriti te ngjitej ne Superioren e moshave.

Nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga vete ish-trajneri i Ades ne nje komunikim me “Shkodra Sport”. Tashme, Shytani ne sezonin e ri do te trajnoje 17-vjeçaret e Djelmnise Shkodrane ne Kategorine e Pare te moshave.

Me eksperiencen, vullnetin dhe deshiren e mire qe Arber Shytani ka, ne sezonin e ri trajneri pritet te arrije suksese te ndryshme me ekipin e 17-vjeçareve te Djelmnise Shkodrane.

Maringlen ZHIVANI