Klubi Vllaznia që nga dita e sotme që do të ketë një president të ri. Ai është biznesmeni  Agron Çela i cili do të kontribuojë financiarisht deri më 30 korrik 2015. Këshilli Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të rradhës, ka miratuar me 33 vota pro dhe asnje kunder akt-marëveshjen e administrimit të klubit të futbollit Vllaznia nga biznesmeni në fjalë. Në fakt, diskutimi për Vllazninë ashtu si gjithmonë, ka kaluar mes shumë debatesh duke i marrë një orë këshilltarëve.

Tonet më të larta të kritikës i ka patur këshilltari Armando Pali që si gjithmonë ka ngritur shqetësimin e abuzimeve me fondet e Bashkisë.Por akuza të këtij këshilltari, i është kundërpërgjigjur po me tone të ngritura kryetari i Bashkisë Lorenc Luka që ka dashur të mbrojë administratën e tij.Nga ana tjeter, edhe keshilltaret e tjera kane folur me shqetesim per situaten e krijuar dhe nder ta, keshilltari Paulin Radovani, ka deklaruar se eshte kunder menyres si biznesmeni Çela e ka marre drejtimin e Vllaznise, por perderisa ai e ka marre persiper, duhet miratuar ajo gje.Ndonëse mes shumë debatesh, akt-marëveshja për marrjen e administrimit të klubit për 2 vite e gjysëm nga biznesmeni Agron Çela që do të jetë kësisoj presidenti i ri i Vllaznisë nga dita e sotme.
www.shkodrasport.com