Lajmet që Sergio Aguero mund të mbyllte karrierën për shkak të problemeve serioze të zemrës, bënë bujë të madhe nëpër media. Karriera e Agueros në rrezik ishin disa nga lajmet e mediave që i dhanë një tjetër drejtim të ardhmes së argjentinasit.
Për këto lajme ka reaguar vetë Aguero i cili ka përdorur rrjetet sociale për të shpjeguar njëherë e mirë të gjitha aludimet rreth karrierës së tij.
“Në dritën e thashethemeve, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë kam bërë analizat dhe trajtimet e nevojshme. Le të shikojmë evolucionin tim në 90 ditë. Mendoni gjithmonë pozitivisht”, ka shkruar sulmuesi argjentinas.
33-vjeçari teksa po luante në ndeshjen kundër Alavesh më 30 tetor, një shtrëngim në gjoks nuk e lejoi atë të vazhdonte ndeshjen deri në minutat e fundit duke lënë kështu edhe fushën e lojës.