Nuk ka asnjë kritikë për të bërë, përkundrazi. Shqipëria e sotme e Edi Rejës e bind plotësisht legjendën e dikurshme të kombëtares, Agustin Kola, i cili është optimist në prag të ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Tiranë.
Ish-sulmuesi i shquar beson se momenti është ai i duhuri. Një nga debatet kryesore sot është nëse Broja duhet të jetë apo jo titullar. Kola, një specialist i rolit të sulmit, nuk ka dyshime.
Kombëtarja synon plej-ofin e Botërorit, ndërsa Kola është i kënaqur edhe me kaq sa është arritur. Sipas tij, Shqiperia do ia dale te fitoje ne ndeshjen e neserme ndaj Polonise.
Nga ana tjeter, ish-sulmuesi i kombetares ka vleresuar jashtezakonisht shume ecurine e ekipit aktual qe drejtohet nga trajneri Edi Reja dhe sipas tij, ai i ka tejkaluar objektivat.