Do të zhvillohen sot 2 përballjet interesante, të vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Në Korçë, Skënderbeu i Migen Memellit do të presë Partizanin e Ilir Dajës, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar. Kjo ndeshje i është besuar një treshe gjyqtarësh nga Durrësi me kryesor Florjan Latën, ndërkohë që në VAR do të jenë Juxhin Xhaja dhe asistenti Rejdi Avdo.

Ndërkohë në supersfidën tjetër, mes Vllaznisë dhe Teutës, e cila do të zhvillohet në orën 19:45, do të gjykojë Kreshnik Barjamaj me ndihmsat e tij Dojando Myftari dhe Emigers Ganxhi. Në VAR në këtë takim do të jetë Enea Jorgji, dhe asisteni Ridiger Çokaj.

SKËNDERBEU-PARTIZANI ORA 16:45

GJYQTARË: Florjan Lata, Fatmir Lama, Rexhino Mersinasi (Durrës)

VAR: Juxhin Xhaja (Tiranës) AVAR: Rejdi Avdo (Tiranë)

VLLAZNIA-TEUTA ORA 19:45

GJYQTARË: Kreshnik Barjamaj (Tiranë), Dojando Myftari (Tiranë), Emigers Ganxhi (Elbasan)

VAR: Enea Jorgji (Elbasan) AVAR: Ridiger Çokaj (Lezhë)