Maqedonia e Veriut ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm teksa për herë të parë është kualifikuar në fazën ‘Play Off’, të Botërorit “Katar 2022”.

Një festë e çmendur nga lojtarët maqedonas të cilët me të drejtë festojnë një arritje të tillë, por festa nuk duhet të zgjasë shumë sepse duhet të rikthehen më ‘këmbë në tokë”, në ‘Play Off’ i pret “ferri”.

Skuadra “Big” në këtë fazë që duhet të udhëtojnë disa kilometra më shumë për të arritur në “Katar 2022”.

Kombëtarja e parë ‘big’ është kampionia e Europës, Italia e cila e mbylli grupin e saj në vend të dytë. Nuk mungon as ylli portugez, Cristiano Ronaldo me Portugalinë e tij, si dhe Zlatan Ibrahimovic me Suedinë.

Nuk ngelen pas as Polonia, Rusia, Skocia, Uellsi si dhe kombëtarja e dytë e grupit G, që tregojnë se për Shqiptarët e Maqedonisë së veriut nuk do të jetë aspak të lehtë për të shkuar në “Katar 2022”.