Juventus u mund 2-0 në fushën e Romës, për ndeshjen e javës së 36-të të Serie A.Një ndeshje pa interes për skuadrën e Massimiliano Allegri, ndërsa Roma luan për një pozicion në zonën Champions.
Ishte minuta 16’ e pjesës së parë kur Cristiano Ronaldo depërtoi nga krahu i majtë drejt qendrës duke kaluar mes dy mbrojtësve. Arriti të bëjë bashkë në një hapësirë të ngushtë lojtarë të Romës dhe pasoi perfekt për Paulo Dybala, i cili kishte të gjithë hapësirën për të shënuar, por goditja e tij u ndal nga portieri Mirante.
Peak Ronnie run, Dybala wasting a Ronaldo assist pic.twitter.com/D5y3cLv0G9
— Fake (@IconicCristiano) May 12, 2019
Kujtojmë që Ronaldo shënoi në minutën 64’, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Sulmuesi portugez thuajse e ka humbur betejën për “Këpucën e Artë” në Itali, pasi ndodhet 5 gola pas Fabio Quagliarela (26-21), kur kanë mbetur edhe dy ndeshje./telesport/