Vllaznia është skuadra që një nga periudhat më të arta të saj, e ka pasur në kohën kur president ishte i ndjeri Myftar Çela. Ajo periudhë do të mbahet mend gjatë nga tifozët shkodranë, të cilët kanë pasur mundësi të përjetojnë emocione të mëdha.

Edhe pse ish-presidenti nuk jeton më, mirënjohja ndaj tij mbetet në nivele maksimale nga tifozët ultras të Vllaznisë. Gjatë ditës së tome, një grup tifozësh shkodranë, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi ndaj ish-presidentit Myftar Çela, kanë shkuar për homazh në vendprehjen e tij në qytetin verior.

Ky është një akt fisnik i grupimit të tifozëve shkodranë, të cilët dinë të tregojnë vlerat e mirënjohjes ndaj atyre që i kanë dhënë emër futbollit në qytetin verior.

Homazhet tregojnë nivelin e lartë të mirënjohjes që kanë tifozët shkodranë për ish-presidentin e klubit, që në atë kohë fitoi dy herë titull kampion dhe dy Superkupa.telesport