Roma nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Sassuolos, ndonëse në minutën e 80’ kaloi në avantazh me anë të Abraham, pasi në të 85-në ishte Pinamonti ai që u hoqi dy pikë nga duart verdhekuqve.

Pas ndeshjes Jose Mourinho u bë sërish protagonist, duke ngritur gishtin e akuzës për një nga lojtarët e tij, megjithatë portugezi zgjodhi të mos përmendë emra, duke u hapur udhë aludimeve.

“Në ndeshjen e sotme ne u tradhtuam nga sjellja aspak profesionale e një futbollisti. Mos prisni t’u them emrin, por sjellja e tij nuk ishte profesionale.

Në derbi gaboi Ibanez, por unë nuk përmenda emra, pasi në futboll ndodhin edhe gabime. Megjithatë sjellja jo profesionale nuk mund të tolerohet”, u shpreh portugezi.