Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet për ndeshjen e Superkupës me Tiranën, takim që do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:00 në “Air Albania”. Në seancat stërvitore Mirel Jos aka të plotë grupin, ndërsa ai që ka shqetësuar stafin e shkodranëve ka qënë Esin Hakaj.

Mbrojtësi në miqësoren e fundit të zhvilluar ka marrë një dëmtim të lehtë, i cili në fillim alarmoi skuadrën, por pas vizitave mjeksësore është ëmsuar se për Hakaj nuk ka asgjë serioze.

Ky është padiksutim një lajm i mirë për kuqeblutë përpara duelit me bardheblutë me Josën që mund ta përdorë që nga minuta e parë ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mbrojtesit te majte.

E nese per Hakajn vjen ky lajm i mire, nuk mund te thuhet e njejta gje per dy mbrojtesit e tjere, Juriç e Bulatoviç te cilet per arsye demtimesh e kane te pamundur te jene ne dispozicion te stafit teknik per finalen e Superkupes.