Skuadra e Çelsit është rikthyer dje për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kobham, me një grup të përzier mes lojtarëve të U-21 dhe atyre që nuk luajnë në Kupën e Botës. Të tillë si, Zhorzhinjo, Armando Broja, Ombamejang, Loftus-Çek apo Shalobah.

Kështu, trajneri Graham Poter po përpiqet që të ndryshojë disi formën fizike të lojtarëve që ka në dispozicion pasi kanë kaluar disa ditë pushim. Ajo që ka qetësuar kampin blu dhe është pritur me entuziazëm është rikthimi i Brojës.

Sulmuesi, i cili u lëndua gjatë ndeshjes miqësore që Shqipëria luajti me Italinë në mes të këtij muaji, por ai e ka kaluar këtë, dhe tani është kthyer me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, ndërsa përgatiten për fazën e tyre të ngrohtë përgatitore që do të zhvillohet në Abu Dabi.

Armando Broja synon te marre gjithnje e me shume minuta tek Çelsi dhe per kete arsye, eshte i perkushtuar maksimalisht ne stervitje per te bindur sa me shume stafin teknik te kesaj skuadre.