Prej dy ditesh drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri ndodhet ne Itali, pikerisht ne Napoli, me ftese te disa miqve te tij. Ne axhenden e tij ka qene edhe nje takim me drejtorin e Akademise se ketij klubi dhe kjo eshte realizuar diten e djeshme.

Biseda disaminutesh me Alberto Vallefuoco ka prekur edhe disa pika bashkepunimi dhe sipas Nezirit po shikohet mundesia qe brenda dhjetorit te ketij viti te kemi nje ndeshje miqesore ne mes ekipeve te 21 vjeçarve te Vllaznise dhe Napolit.

Po ashtu, drejtori i Akademise Vllaznia per “Shkodra Sport” eshte shprehur se drejtuesit e Napolit kishin shume respekt per Vllaznine, skuader me te cilen jane ndeshur 15 vjet me pare dhe po ashtu edhe per qytetin e Shkodres, qytetin e ish- lojtarit te tyre Elseid Hysaj.

Ne kete menyre, tashme duhet te presim realizimin e miqesores se 21 vjeçareve dhe me pas rritjen e bashkepunimit mes dy klubeve ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/