Mevlan Adili ka konfirmuar edhe njehere tjeter sot se per momentin nuk ka asnje oferte nga Superiorja shqiptare, perfshi ketu edhe Vllaznine, nderkohe qe per te ardhmen e tij do te vendose javen e ardhshme.

Mbrojtesi shqiptar nga Shkupi ka dhene sot nje interviste per newsport, ku ka folur edhe per Bylisin, Vllaznine, por edhe skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar.

“Mendoj që ky sezon ishte shumë i luftuar. Skuadrat bënë shumë gabime gjatë rrugës dhe kjo ishte një nga arsyet që deri në javën e fundit u luftua shumë. Ishte një kampionat i paparashikueshëm, i “çmendur”.

Bylis? Ishim një ekip simpatik dhe nuk meritonim aspak të binim nga kategoria. Mirëpo jo çdo gjë është në dorën tonë dhe ky është futbolli që ndonjëherë të dënon. Pas ndeshjes me Vllaznine, normalisht të gjithë ishim të mërzitur. Nuk e pritëm aspak atë rezultat. Të paktën kërkonim ta mbyllnim me fitore dhe në fund pjesa tjetër nuk ishte në dorën tonë.

Ashtu siç shkuan gjërat dhe si dolën rezultatet e skuadrave të tjera, më erdhi mirë që Vllaznia shkoi në Europë. Më shumë jam gëzuar për futbollistët që kanë pasur një sezon të ngarkuar psikologjikisht.

Goli ndaj Tiranes? Nuk mund të flas për këtë episod a ishte apo jo. Por përderisa gjyqtari e ka kosideruar të tillë atëherë kontakti ishte. Sa i përket titullit nuk mendoj që e kanë humbur prej nesh, por nga aleati i tyre i vjetër, Teuta, të cilët u ndihmuan nga Tirana 3 vite më parë. Unë isha pjesë e Vllaznisë dhe Tirana në javën e 30-të fitoi 1-0 ndaj nesh dhe i lehtësoi punë Teutës për t’u shpallur kampion.

Partizani kampion? Titullin Partizanit nuk ua dhurova unë, ata e morën vetë. Mendoj që Partizani është trajnuar sivjet sikur “ka lindur djalë pas 10 vajzave”.

E ardhmja? Nuk kam vendosur akoma asgjë, por mendoj dhe besoj se javën e ardhshme do të vendos se ku do të jetë e ardhmja ime. Nga Superiorja për momentin nuk ka oferta të tilla”