Pas titujve te tjere kampione, Vllaznia ne atletike per meshkuj shpallet edhe kampione per grupmoshen U20. Ky eshte verdikti i garave te zhvilluara diten e djeshme ne Elbasan, te cilat jane shoqeruar me dominimin e sportisteve shkodrane.

Ne fund te tyre, ekipi i Vllaznise me 114 pike te grumbulluara ka zene vendin e pare duke u shpallur kampion edhe per kete vit, ndersa ne vend te dyte eshte renditur Skenderbeu i Korçes dhe ne te tretin Partizani.

Sa i takon garave individuale ka spikatur atleti Leandro Çardaku i cili eshte shpallur kampion ne dy disiplina: Ate te 100 metrave me rezultatin 11″11 (kronometer elektronik) dhe ne 200 metra me kohen 22″69.

Kampion kombetar per kete vit eshte shpallur edhe sportisti Genald Selhanej i cili ne garen e 110 metrave me pengesa ka arritur kohen me te shpejte nga te gjithe, 15″95 dhe kesisoj ka zene vendin e pare ne kete disipline.

Shume i suksesshem ka rezultuar edhe atleti Kolindo Kiri i cili ne garen e kercimit se gjati me distancen 6.80 metra ka zene vendin e pare ne kete menyre eshte shpallur kampion i kesaj disipline. Po ashtu, ka dale kampion edhe ne garen e kercimit trehapesh me distancen 14.46 metra.

Atletët e Vllaznise kane zene vende te para edhe ne dy garat e stafetave, ate 4×100 dhe 4×400 metra. Ne te dy keto gara kane konkurruar atletet Leandro Çardaku, Erdi Duka, Genald Selhanej dhe Kolindo Kiri, pikerisht me kohet 45″50 dhe 3’35″00.

Vllaznise i ka shkuar edhe kupa e sportistit me te mire, pikerisht per Kolindo Kirin i cili ka grumbulluar 911 pike olimpike duke e merituar kesisoj kete vleresim.

Atletika shkodran koleksionon ne kete menyre nje tjeter trofe, frut i punes sistematike te sportisteve dhe ne veçanti i trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Gjergj KOLA