Egnatia po na dhuron gjithnje e me shume momente interesante dhe paraqitje dinjitoze dhe pas sukseseve ne futbollin shqiptar, tashme ka nisur edhe organizime te tilla siç ishte edhe ai i miqesores se fundit ndaj Interit, luajtur dy dite me pare ne Itali dhe qe perfundoi me fitoren 4-2 te zikalterve.

Por momenti qe ndryshoi fatin e ndeshjes ishte nje 11-metersh “i vjedhur” nga sulmuesi interist Lautaro Martinez. Kapiteni ka bere nje hedhje spektatolare duke genjyer edhe arbitrin dhe po vete nga pika e bardhe shenoi golin e avantazhit.

Pikerisht per kete moment te ketij 11-metershi, kamerat kane fiksuar edhe nje debat te shkurter te futbollistit te Egnatias Albano Aleksi me Martinez. Per te mesuar diçka me shume se çfare diskutoi me te, gazeta “Shkodra Sport’ ka zhvilluar nje interviste te shkurter me mesfushorin e rrogozhinasve te cilen mund ta ndiqni me poshte:

– Albano, si ishte per ju te luanit kunder finalistes se Championsit te sezonit te kaluar?

Normale ishte nje emocion shume i madh dhe besoj do ngelet gjate gjithe jetes sepse kemi luajtur me lojtare shume te medhenj dhe kampiona bote. Kjo ishte nje mundesi qe nuk te vjen shpesh.

– Çfare mund te na thoni per ate debatin e vogel me Lautaro Martinez, ne momentin e “vjedhjes” se penalltise nga ana e tij? Çfare i thate?

Po, eshte e vertete qe debatuam per penalltine. I thashe qe e vodhe penalltin ndersa ai me thoshte “ishte” dhe u be nervoz. Filloi te me shtynte, gjithsesi arbitri i ndihmoj pak, por prape Interi eshte ekipi shume i forte dhe me shume nivel.

– E prisnit te realizonit nje ndeshje kaq te bukur kunder Interit?

Me thene te drejten kemi luajtur pa presion dhe kjo gje ta ben me te lehte te luash me mire. Normale neve ishim me te motivuar se luanim kunder nje ekipi me lojtare me nivel te larte dhe ka patur momente qe kemi bere gjera te mira gjate lojes kunder nje ekipi qe ishte finalist i Champions League pak muaj me pare./SHKODRA-SPORT.COM/