KF Murlani e ka nisur me fitore pjesmarrjen e tij per here te pare ne kampionatin e kategorise se trete. Ai ka mundur me rezultatin 4-3 ekipin e Kinostudios ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit.
Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne Kamez dhe eshte dominuar nga futbollistet shkodrane te cilet kane qene gjithnje ne udheheqje te rezultatit. Ai ka shenuar shpejt dy gola me ane te futbollistit Senad Kraja e me pas Kinostudio do te ngushtonte shifrat duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 2-1 ne favor te KF Murlanit.
E dyta nis me gol per Kinostudion duke barazuar per pak minuta rezultatin dhe me pas do te vinte goli i Ari Djepaxhise qe do t’i çonte shifrat ne 3-2 per Murlanin. Kinostudio nuk do te hiqte dore nga pretendimet e saj dhe arriti te barazonte ne 3-3 por vetem per pak kohe.
Ne skene me pas do te ngjitej nje emer shume i njohur. Ish- kampioni i Vllaznise dhe i Elbasanit, Albert Kaçi eshte shfaqur si protagonist duke shenuar golin e katert dhe te fitores per KF Murlanin. Por jo vetem kaq. Futbollisti qe ne qershor mbush 40 vjeç ka treguar vlerat e tij serish duke qene me i miri ne fushe dhe duke i dhene kesisoj fitoren ekipit te tij.
KF Murlani ne kete menyre ka fituar 4-3 dhe e ka nisur mbare kampionatin ne te cilin pretendon te jete ne mes ekipeve me te mira dhe do te synoje ngjitjen ne kategorine e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/