Ndër futbollistët që kanë luajtur dje ndaj Kukësit, i vetmi që mund të themi se e justifikoibesimin e trajnerit ka qenë portieri Alen Sherri. 20 vjeçari, ndonëse ishte futbollisti më me pak përvojë në fushë dhe më i riu, arriti të tregojë personalitet duke neutralizuar disa raste të kukësianëve.

Pritjet e tij kanë qenë shumë domethënëse, si në rastin e Bakajt, Gurit apo dhe të ndonjë tjetri.

Besimi që stafi i ka dhënë këtij portieri padyshim që mbetet për t’u vlerësuar dhe vetë Sherri po mundohet ta justifikojë këtë gjë.

Nuk do të jetë e lehtë sepse ndeshjet janë të gjitha të vështira për Vllazninë dhe nuk lejohen gabimet e askujt. Gjithsesi, tek skuadra shkodrane duket se po fitohet një portier i së ardhmes.
© shkodrasport.com