Një ngjarje e papritur mund të quhet ajo që ka ndodhur në merkaton e kampionëve të Anglisë. Kur pritej vetëm zyrtarizimi i kalimit të Dzekos drejt Çelsit, mediat italiane hedhin poshtë të gjitha këto zëra. Sipas “Premium Sport”, futbollisti boshnjak ka refuzuar kontratën e paraqitur nga klubi anglez.

Ndërsa “Calciomercato” shkon më tej, teksa shprehet se arsyeja e vërtetë e refuzimit të marrëveshjes, ishte kontrata e propozuar nga ana e Çelsit. Anglezët i ofruan lojtarit një kontratë për një sezon e gjysmë, ndërsa vetë futbollisti kërkontë një kontratë për 2-3 vite e gjysmë me londinezët. /vipsport/