Dy futbollistet e Vllaznise qe jane grumbulluar se fundi ne kombetaren U21, pikerisht mbrojtesi Geralb Smajli dhe mesfushori Rejan Alivoda, jo vetem qe e kane nisur ndeshjen si titullare ne ndeshjen miqesore te luajtur dje ndaj San Marinos, por edhe kane bere nje performance te mire ne fushen e lojes.

Madje, ne fitoren 3-0 te kuqezinjve tane ka lene shenjen e tij si autor goli edhe shkodrani Smajli i cili ne minuten e 39-te me nje gjuajtje te bukur me te djathten e ka derguar topin ne rrjete. Nderkohe ne fundin e pjeses se pare ky futbollist eshte larguar nga fusha prej trajnerit Bushi duke u zevendesuar me Kurtin.

Krejt ndryshe ka ndodhur me Alivoden i cili eshte lene ne fushe per 90 minuta duke bere nje paraqitje shume te mire. Me siguri qe te dy keta futbolliste do te jene titullare edhe ne miqesoren e pas dy diteve qe Shqiperia U21 do te luaje ne Mal te Zi ndaj skuadres vendase.

Me ekipin tone perfaqesues te 21 vjeçareve luan dhe mban edhe shiritin e kapitenit mbrojtesi Mario Mitaj qe eshte pjese e Lokomotives se Moskes. Lojtari me origjine nga Vermoshi konsiderohet nje element me shume te ardhme dhe shume shpejt do ta shohim tek kombetarja A.

Nderkohe per miqesoren me Malin e Zi, trajneri Bushi ka grumbulluar edhe sulmuesin nga Bajza Klevis Dragaj i cili siç dihet, ne kampionatin shqiptar eshte pjese e Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/