Shqipëria ka humbur me shifrat 1-3 ndaj Italisë, në një miqësore ku janë prodhuar shumë raste të rrezikshme nga kuqezinjtë. Shtylla na ndali në disa momente, me fatin që na braktisur dukshëm në takimet e fundit.

Sport Ekspres ka marrë një prononcim nga legjenda Agustin Kola pas kësaj përballje. Nuk munguan notat e ironisë, teksa kritika ka për Odise Roshin, që nëse do të ishte treguar më kolektiv me grupin në minutën e 76, Uzuni do të kishte shënuar.

Biseda nis me sarkazmën për opinionistët: “Ah më vjen keq që luajtën mirë Uzuni, Hysaj, por edhe Reja ishte mirë. Më vjen keq se doja që t’i shanin pak shqiptarët, po tani kush do t’i shajë? Pse nuk luajtën keq ata?

Për mua kjo ka qenë ndeshja më e bukur që kam parë ndonjëherë nga Kombëtarja. Kjo ishte ndeshja më e bukur që unë kam parë nga Shqipëria, kur dola nga stadiumi, isha i kënaqur nga ajo që pashë.

Kishim mundësitë tona, na mungoi fati në disa momente, po luanim me Italinë, mos ta harrojmë. Roshi nuk ia pasoi topin Uzunit se kishte frikë mos e bënte gol. Duhej t’ia kishte pasuar atë top, është lojtarë me shumë eksperiencë.

Nëse do të ishte lojtar i ri Roshi, do ta kuptoja. E kam thënë edhe më para që kur je lojtar i ri është si të jesh me 500 kile mbi kurriz. Por me ato vitet që ka në shpatulla Roshi, duhej ta pasonte topin në ato momentet.

Më erdhi shumë keq për rroveshatën e Skukës, e doja gol atë rast. Ore kot nuk e ka grumbulluar Reja këtë trajner, normalisht që ka shumë cilësi përderisa është në Kombëtare. E këshilloj të punojë edhe pak me tepër dhe “të arratiset” nga Shqipëria. Prandaj duhen trajnerë të huaj në Kombëtare. Duhen trajnerë të huaj se ata të fusin me meritokraci, po erdhën trajnerët shqiptarë pastaj do të futesh me miqësi”, u shpreh Kola.