HomeKRYESOREAllegri tregon arsyet pse Juventusi aktual braktisi luftën për titull

Allegri tregon arsyet pse Juventusi aktual braktisi luftën për titull

Ndeshja në “Allianz Stadium” mes Juventus dhe Atalantës mund të sjellë shumë përgjigje për të dy trajnerët e skuadrave respektive. Allegri duhet të përballet me emergjencën mes mesfushës dhe sulmit, por kishte më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen sesa Gasperini.

Allegri ndjen keqardhje për kolapsin e fundit: “Na vjen keq për pikët e humbura gjatë kësaj periudhe. Objektivi sezonal ishte që të arrinim në mars në kushtet më të mira për katër vendet e para, pastaj jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Tani për tani jemi në një linjë me atë që duhet të bënim, le të përpiqemi ta mbyllim sa më mirë”.

Trajneri i Juventusit tregoi në konferencën e sotme për shtyp pse u dorëzuar skuadra në luftën për titull: “Ka pasur një ndërrim brezash pas 9 vitesh të jashtëzakonshme. Jemi në një periudhë rinovimi, që tani ka filluar, por e rëndësishme është të hyjmë çdo vit në Champions League, sepse për shumë skuadra është vendimtare në planin ekonomik. Nuk është e lehtë, sepse gjithmonë luftojnë 6-7 ekipe për këtë në Serie A, si këtë sezon.

Ne u përpoqëm të luftonim për titullin, pastaj në muajin e fundit e braktisëm këtë ambicie. Skuadra po rritet, por ka lojtarë që duhet të luajnë ndeshje të rëndësishme. E ardhmja jonë është e rëndësishme.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments