Ish- futbollisti i njohur Igli Allmuça ka folur sot ne shtypin e shkruar ne lidhje me kampionatin shqiptar teksa eshte ndalur edhe tek shanset e seciles skuader per titullin kampion. Per te, gara eshte e hapur ndonese me afer duken Tirana e Partizani.

“Të dyja mendoj se janë në kushte të barabarta, pavarësisht se Tirana ka mentalitet fitues, sepse është kampione në fuqi. Mendoj se të dyja kanë shanset e veta.

Po mendoj se mund të jetë edhe Vllaznia, që mund t’i rrezikojë. Gjithsesi, mesa kemi parë Tirana dhe Partizani kanë më shumë stabilitet se shkodranët. Por futbollit nuk i dihet asnjëherë”.

Gara mbetet vertete e hapur sepse ne loje jane edhe 30 pike dhe gjithçka mund te ndodhe, megjithate realisht dy ekipet e kryeqytetit duken me afer. Vllaznia nga ana e saj do te mundohet te beje mire ne ndeshjet e mbetura, per me teper tani pas ndryshimit te trajnerit dhe prandaj pritet reagimi qe te shtunen ndaj Bylisit.