Trajneri i Dinamos kishte kritika për lojtarët e tij. Pjesa e parë e mirë nuk mjafton dhe Igli Allmuça nuk kursehet pas ndeshjes.

“Bëmë gabime individuale. Kërkova përqendrim. Lojtarët tentuan të tregojnë kush mban topin më shumë. Do ndalemi gjatë. Është një ekip që duhet të luash për fanellën.

Edhe pse duam pesë vendet e para, nuk do të thotë që lojtarët të tregojnë vetëm vlerat e tyre. Ne luftojmë për pesë vendet e para”.

“Vllaznia vret kampionatin? Nuk e besoj, ndeshja u vendos nga episodet. Nuk kishte superioritet të madh. Normal pasi shënon gol e ke më të lehtë. Nuk ka shumë cilësi në Kategorinë e Parë”.