Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, i gëzohet tre pikëve të marra me Dinamon. Gjithsesi ai e bën të qartë se duhet të bëjnë më shumë në vazhdim.

Kërkesa kryesore është për lojtarët me eksperiencë, që duhet të marrin më shumë përsipër.

“Kemi nevojë të përmirësohemi akoma në lojë, disa lojtarë duhet të marrin më shumë përsipër. Pjesërisht në pjesën e dytë e bënë këtë. Vertete ne humbem shume raste por e rendesishme eshte qe i krijojme ato”, u shpreh në “RTSH Sport” pas ndeshjes trajneri i Vllazninë.

Ne lidhje faktin që Vllaznia do luajë dy ndeshjet e radhës në “Reshit Rusi”, Lika u shpreh: “Nuk varet nga ne, janë arsye objektive”.