Vllaznia mund edhe Dinamon dhe pas javes se trete te kampionatit udheheq e vetme renditjen e grupit A te kategorise se pare.

Kuqeblute kane fituar me rezultatin 2- 0, fale golave te shenuar ne pjesen e dyte nha Tafili e Zhunior.

Pavaresisht ndonje rasti te krijuar nga te dy ekipet, pjesa e pare eshte mbyllur e bardhe pa gola, 0-0.

E dyta do te niste krejt ndryshe, me nje Vllazni me agresive. Tafili ne minuten e 52-te me nje gjuajtje te forte brenda zone, do te kalonte ne avantazh kuqeblute.

Pas golit, vendasit lirohen dhe kontrollojne gjithçka dhe krijojne edhe disa raste te pastra shenimi serish.

Megjithate ne ndonje moment edhe gabojne dhe nese Lala do te ishte me i vemendshem, mund t’i kishte ndeshkuar.

Por ne ’83 pas nje pasimi te Gurishtes, eshte braziliani Zhunior qe shenon golin e dyte dhe te tretin per te ne kampionat ne po kaq ndeshje te luajtura.

Perfundimisht 2-0 per Vllaznine qe ngjitet ne kuoten e 9 pikeve duke mbajtjr vendin e pare ne renditje.

Formacionet:

Vllaznia: Sherri, Gocaj (Hajdari), Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi (Marku), Lika, Zogaj, Zhunior ( Malota).

Trajner: Hasan Lika

Dinamo: Laço, M.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli (Vrapi), Sefa (Çema) Puci, Prendi (Dingu), Lala.

Trajner: Igli Allmuça