24 janari eshte nje dite e veçante per klubin Vllaznia. Perpos ditelindjeve te mjekut te njohur Zyhdi Çoba dhe ish- futbollistit Nikolin Thana, rregjistron edhe nje tjeter ditelindje te nje figure te njohur te futbollit shkodran.
Behet fjale per Xhevdet Bashen, ish- mbrojtesin e Vllaznise se viteve ’60 dhe pjestari nga i cili nisen me pas rrugetimin e tyre ne kete sport edhe disa pjestare te tjere te kesaj familjes si Zyhdia, Lutfia e Çlirimi.
Po ndalemi sot tek Xhoda sepse ai ka ditelindjen, feston 83 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Xhevdet Basha ka lindur ne Lagjen Kiras te Shkodres me 24 janar 1940 dhe me futbollin lidhet qe ne moshe te vogel, nderkohe qe ne vitin 1958 kalon ne ekipin e pare te Vllaznise. Nje vit me vone shkon ushtar e me pas rikthehet serish per te qene pjese e Vllaznise duke luajtur me shume sukses ne rolin e mbrojtesit te djathte por edhe te qendres.
Dallohet per lojen e tij te forte, por nga ana tjeter, eshte edhe i pafat ne karrieren e tij sepse peson disa demtime qe e lene per jo pak kohe larg fushes se blerte. Ne vitin 1965 peson nje demtim te rende dhe si rrjedhoje i jep fund karrieres futbollistike ne moshe te re, vetem 25 vjeçare.
Megjithate stafeten ia kaloi te vellait- Zyhdise qe zuri vendin e tij ne krahun e djathte te mbrojtjes se Vllaznise, pozicion ne te cilin me vone do te luante edhe vellai tjeter- Lutfia dhe po ashtu edhe i biri, Çlirimi, i cili madje arriti te kape edhe kombetaren shqiptare.
Gjergj KOLA