Nese flasim per gazetarine sportive ne Shkoder, te shumte jane ata qe kane dhene kontributin e tyre ne kete fushe dhe njekohesisht vazhdojne ta japin, per nje pasqyrim sa me dinjitoz te tij. Por ne fakt, ne mes tyre ka patur edhe te tjere jo nga Shkodra qe kane kontribuar per vite me rradhe dhe njeri prej tyre eshte Pirro Ruvina.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai ka ditelindjen, feston 72 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” por edhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Pirroja ka lindur ne Pogradec me 6 mars 1951 dhe pasionin e tij per gazetarin dhe kryesisht me radion do ta niste heret ta shfrytezonte duke u lidhur me Radio Tiranen ku ka kontribuar per shume vite ne emisione te ndryshme sportive.

Nderkohe ne vitet 2004-2015 ka drejtuar emisionin me te ndjekur radiofonik ne Shqiperi, “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Ka vijuar me pas te punoje serish ne Radio Tirana, ashtu siç ben edhe sot e kesaj dite sepse pasioni i tij per mikrofonin e radios eshte i jashtezakonshem.

Por Pirro Ruvina ka patur nje kontribut edhe ne median shkodrane ku ka punuar per gati nje dekade. E ka nisur fillimisht si analist ne TV1 Channel, me pas ka kaluar tek TV Rozafa ndersa do te vijonte me punen e tij tek Star Plus TV ku do te drejtonte jo vetem emisionin e perjavshem “Star Sport”, por edhe do te drejtonte nje emision tjeter, ate kushtuar figurave historike te sportit, te quajtur “Rrefim”.

Ndonese eshte edhe dhenderr Shkodre, ne fakt lidhja e tij me kete qytet dhe me sportin e mediat e tij eshte me shume se aq. Pikerisht per kete arsye, Pirro Ruvina i meriton kaq rreshta ne kete pervjetor te lindjes se tij.
Gjergj KOLA