Nje nga emrat me te shquar te futbollit shkodran por edhe atij shqiptar pas viteve ’90 padyshim qe eshte Elvin Beqiri. Me nje karriere te shkelqyer brenda dhe jashte vendit, me 47 ndeshje me fanellen kuqezi te veshur ne trup, si dhe me mbi 200 ndeshje me Vllaznine, por edhe me skuadra te tjera jashte vendit, ai ka spikatur edhe si trajner i kombetares U17.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse e ka nje dite te veçante, feston 42 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i urojme atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Elvin Beqiri ka lindur ne Shkoder me 27 shtator 1980 dhe do te fillonte te merrej qe ne moshe te vogel me futboll, duke kaluar neper ekipet zinxhir te Vllaznise. Do te kalonte shpejt ne ekipin e pare por nderkohe do te ishte protagonist ne suksesin e ketij ekipi ne sezonin 2000-2001 kur u shpall kampion i vendit.

Duke luajtur ne rolin e mbrojtesit te djathte, Elvini do te spikaste mbi te gjithe dhe kjo do te terhiqte vemendjen e gjermanit Brigel qe ne ate kohe drejtonte kombetaren shqiptare. Ndeshja Shqiperi- Rusi 3-1 e luajtur ne Shkoder me 29 mars 2003, do te shenonte te paren ndeshje si titullar me kuqezinjte dhe qe prej asaj ndeshje nuk do te largohej me nga formacioni.

Po ate vit do te bente nje hap tjeter te rendessihem ne karriere duke lene Vllaznine dhe duke kaluar ne Ukraine te Metalurg Donjetsk. Do te provonte te luante edhe ne Rusi e Izrael, per t’u rikthyer serish ne Ukraine ku do te luante deri ne vitin 2008.

Rikthehet serish ne Shkoder dhe i jep nje dore Vllaznise per te fituar edhe Kupen e Shqiperise po ate vit. Ne vitin 2010 do te kalonte ne Azerbajxhan tek Khazar Lankaran me te cilen do te luante per dy vjet dhe me 2012 do te kthehej edhe njehere te Vllaznia per te luajtur me te deri ne vitin 2015.

Duke mbajtur shiritin e kapitenit te kesaj skuadre, Elvin Beqiri do ta mbyllte karrieren si futbollist pikerisht tek skuadra ku e nisin futbollin dhe ne qytetin e tij te dashur.

Pas lenies se futbollit ka nisur karrieren si trajner. Fillimisht si trajner i ekipit Vllaznia U19 me te cilin shpallet kampion ne sezonin 2016-2017. Gjate kesaj periudhe nderkohe kryen edhe detyren e zevendestrajnerit te kombetares U17 si ndihmes i Mustedanagic.

Ne fillim te sezonit 2018-2019 do te punonte per pak muaj si zevendestrajner i Hasan Likes me ekipin e pare te Vllaznise, por vetem per pak muaj sepse ne dhjetor te atij viti do te emerohej trajner i pare i kombetares U17, detyre qe e mbajti per dy vite me rradhe.

Ne sezonin e kaluar nderkohe drejtoi ekipin e Terbunit te Pukes, nderkohe qe prej disa muajsh eshte spostuar bashke me familjen e tij ne Kanada ku ka ngritur nje Akademi futbolli. Dhe nuk ka si te jete ndryshe. Kudo ku te shkoje dhe kudo ku te qendroje, ai do jete gjithmone prane ketij sporti sepse futbolli eshte jeta e tij.
Gjergj KOLA