Nga Gjergj KOLA

Kur flasim per futboll dhe per gola, natyrisht qe nuk ka sesi te mos na shkoje menjehere mendja tek nje emer: Vioresin Sinani, golashenuesi me i mire ne gjithe historine e kampionateve shqiptare.

Autori i 208 golave, vetem ne kampionatin shqiptar, ka sot ditelindjen, mbush 46 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Viori eshte personifikimi i golit, i lojtarit te talentuar dhe njeriut te shkelqyer. Pas nje shkeputje nga futbolli, sivjet eshte rikthyer serish prane tij, kete here per te drejtuar ekipin U19 te Akademise Vllaznia.

Dhe ne fakt ai ka se çfare t’u mesoje futbollisteve te rinj. Karriera e tij e shkelqyer me Vllaznine, Tiranen, Besen, por edhe ne Kroaci e Turqi, apo dhe me kombetaren shqiptare, e bejne ate nje emer shume te respektuar ne futbollin shqiptar dhe jo vetem.

Vioresin Sinani eshte nje figure qe i ben nder Shkodres dhe klubit Vllaznia dhe padyshim qe te gjithe krenohen me ate se çfare ai ka arritur gjate karrieres se tij. Jo më kot, Presidenti i Republikes i ka akorduar edhe titullin e larte “Mjeshter i Madh” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Klubit Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/