Nëse Osikel ka mertitën e shënimit të golit që i dha skuadrës së tij një trepikësh me vlerë, portieri Sinan Dani, me pritjet e bëra në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit, u bë shpëtimtari i disa raste të pastra për shënim, duke e ruajtur të pa prekur portën e tij nga gola të sigurtë.

“Bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë pozicional duke evituar gola të sigurtë. Për moshën e re që ka aktualisht, premton për të ardhmen”- shpreh vlerësimin e tij, trajneri i matjanëve, Dorjan Bubeqi për portierin e dalë nga akademia e Vllaznisë, Sinan Dani.

20 vjecari shkodran që ka provuar të veshë bluzen e kryeqytetasve të Dinamos në tre ndeshje edicionin e kaluar, në prononcimin e tij dhënë për “Shkodra Sport”, flet me nota pozitive për fitoren ndaj vlonjatëve dhe me të tjerash shton se: “Me anë të gazetës tuaj dua falenderoj drejtuesit që dhe pse në një ndeshje delikate siç ishte ajo me Flamurtarin, ma besuan mua portën.

Ishte një ndeshje e vështirë por e interpretuar mjaft mirë nga ana jonë. Zbatuam me përpikmëri detyrat e dhëna nga trajneri. Ky ishte një tre pikësh që na jep jo vetëm qetësinë, por dhe na inkurajon për ndeshjet në vazhdim, duke nisur qysh me këtë të rrashës ndaj Tomorit”, hprehet për gazetën “Shkodra Sport” 20 vjeçari Dani. Të hënèn skuadra e Burrelit, do të jetë mysafire në Berat, ku do të ndeshet ndaj Tomorrit vendas dhe në fund të komentit të tij, portieri shkodran thotë se:

“Të gjitha ndeshjet janë bërë të vështira, por ne kemi treguar se dimë të luajmë të barabartë dhe në fusha kundërshtare. Skuadra ka një mision të vetëm: Arritjen e rezultatit pozitiv që do të jetë marrja e tre pikëve. Nëse tregohemi grintoz dhe të vendosur si në ndeshjen e fundit, asgjë nuk është e pamundur”. Aktualisht skuadra e Burrelit është në vendin e parafundit me 7 pikë
Nderim GOCI