Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Vioresin Sinanit, golashënuesit më të mirë të futbollit...

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Vioresin Sinanit, golashënuesit më të mirë të futbollit shqiptar

Nga Gjergj KOLA

Kur flasim per futboll dhe per gola, natyrisht qe nuk ka sesi te mos na shkoje menjehere mendja tek nje emer: Vioresin Sinani, golashenuesi me i mire ne gjithe historine e kampionateve shqiptare.

Autori i 208 golave, vetem ne kampionatin shqiptar, ka sot ditelindjen, mbush 48 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Viori eshte personifikimi i golit, i lojtarit te talentuar dhe njeriut te shkelqyer. Pas nje shkeputje nga futbolli, ai eshte rikthyer serish prane tij, duke bere fillimisht detyren e trajnerit te ekipit U19 te Akademise Vllaznia, me pas zevendestrajner me ekipin e pare dhe tani mban detyren e drejtorit sportiv te KF Vllaznia

Karriera e tij e shkelqyer me Vllaznine, Tiranen, Besen, por edhe ne Kroaci e Turqi, apo dhe me kombetaren shqiptare, e bejne ate nje emer shume te respektuar ne futbollin shqiptar dhe jo vetem.

Vioresin Sinani eshte nje figure qe i ben nder Shkodres dhe klubit Vllaznia dhe padyshim qe te gjithe krenohen me ate se çfare ai ka arritur gjate karrieres se tij. Jo më kot, Presidenti i Republikes i ka akorduar edhe titullin e larte “Mjeshter i Madh” me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Klubit Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments