Sot një nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Sabah Bizi, feston 75 vjetorin e lindjes së tij. Me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Një respekt maksimal nga të gjithë për këtë figurë të madhe të futbollit dhe padyshim që të gjithë i urojmë jetëgjatësi sepse është krenari ta kemi mes nesh.

Po kush eshte Sabah Bizi?

Ai ka lindur ne Shkoder me 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport magjik që pastaj u kthye në pasionin e jetës se tij. Shumë shpejt do te bëhej pjesë e ekipeve zinxhirë të Vllaznisë me trajnerin e mirënjohur Xhelal Juka.

Ka luajtur shumë pak me këtë skuadër sepse u inkuadrua me ekipin e parë të Vllaznisë. Që në vitin 1965 u aktivizua në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës, madje në fund të këtij aktiviteti Vllaznia u shpall fituese e saj dhe Sabah Bizi la gjurme ne kete sukses te ekipit shkodran.

Që nga ai moment nuk ka munguar më në asnjë moment në fushat e blerta deri në moshën 34 vjeçare kur edhe ka lënë futbollin, pikerisht ne vitin 1982.

Për tre vjet me rradhë nga viti 1965 deri në 1968, ka qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”, ku për tre vjet me radhë ka qenë edhe fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”. Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulëzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo.

Ato merrnin çdo lojtar që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që Sabahi një nga fokuset e tyre në ato vitet. Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Parizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino.

Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës. Një prej tyre do te ishte edhe Sabah Bizi si dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu.

Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub. Që nga ky moment Bizi mbeti pastaj tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone. Që në vitet 1968-1971 mbeti pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak duke fituar me te dy tituj kampion dhe nje Kupe te Republikes.

U rikthye te Vllaznia ne vitin 1971 dhe do te luante me te deri ne vitin 1982 kur do te mbyllte edhe karrieren sportive. Gjate ketyre viteve do te shpallej edhe tre here te tjera kampion pikerisht ne sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78.

Njekohesisht do te fitonte edhe tre Kupa te tjera te Republikes, pikerisht ne sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981.

Gjate karrieres se tij, Sabah Bizi ka qene nje nga figurat kryesore te kombetares shqiptare, teksa te gjithe mbajne mend perballjen e vitit 1967 me Gjermanine (0-0) dhe duelin e tij me te madhin Bekembauer, ndonese ai ishte vetem 19 vjeç.

Por Bizi ndeshjen me te mire me kombetaren, konsideron ate me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Ai nuk harron që asaj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar” kishte shkruar per kete ndeshje, emri i tij ishte në të gjithë kolonat.

Për të ka qënë një ndeshje e madhe. Ka luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Ai nuk e harron se ishte afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkonte me dy duart e vëna mbi ije që të ndërrohej.

Por Boriçi i kerkonte te vazhdonte, i jepte kurajo, e duke i thene se kishte ende forcë për të dhënë ne fushe. Dhe në minutat e fundit ka arritur të shmange dy lojtarë, të marre krahen deri në fundore dhe duke pritur të vinte ndonjë fanellë e kuqe, ka pare tek ardhur Zhega, e ka krosuar topin dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë, aty erdhi dhe Çeço që shënoi golin e barazimit. Ky ka qënë një takim i paharruar per Sabah Bizin.

Pas lenies se futbollit, Sabah Bizi do te vazhdonte ishte serish prane ketij sporti teksa ka drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut te Koplikut. Me pas ka qene per pak kohe trajner te Vllaznia, ku ka mbajtur me vone edhe detyren e sekretarit te klubit, ndersa ka arritur te punoje edhe shume vite si trajner i moshave.

Ky eshte nje profil i shkurter i te madhit Sabah Bizi qe vitin e kaluar eshte nderuar me titullin e larte “Nderi i Kombit” dhe ne fakt ai meriton gjithçka sepse mbetet nje embleme e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
Gjergj KOLA